FC Liria me pronarë të rinj, por harron të tregojë se kush janë

0
170

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e pronësisë së klubit, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri në historinë e saj.

Sipas njoftimit, synimi është që përmes punës dhe bashkëpunimit, klubi të vazhdojë rritjen dhe të arrijë suksese të reja në të ardhmen, shkruan 04 Online

Megjithatë, në njoftimin e publikuar, FC Liria nuk ka dhënë detaje se kush janë pronarët e rinj të klubit.

Njoftimi i plotë i FC Liria

Të nderuar tifozë, qytetarë dhe mbështetës të klubit,

Duam t’ju njoftojmë se ka ndodhur ndryshimi i pronësisë së klubit. Me pronaret e ri shënojmë një kapitull të ri për FC Lirinë.

Me respekt të madh për historinë, traditën dhe vlerat që e kanë bërë Lirinë një emër të veçantë në futbollin kosovar, marrim përsipër këtë përgjegjësi me përkushtim dhe ambicie të qarta.

Vizioni ynë është të ndërtojmë një klub më të fortë, më profesional dhe më afër tifozëve të tij. Besojmë se me punë, përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijojmë një të ardhme për të cilën do të krenohet i gjithë Prizreni.

Jemi të vetëdijshëm për peshën që mban emri i FC Lirisë dhe për pritshmëritë që e shoqërojnë këtë klub. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë i përditshëm, me qëllim që Liria të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese të reja në vitet e ardhshme.

Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen dhe ju ftojmë të jeni pjesë e këtij rrugëtimi të ri. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një klub që përfaqëson me dinjitet qytetin, historinë dhe tifozët e tij.

Së bashku për Lirinë. Së bashku për Prizrenin!

#bardhezipërjetë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here