Granit Xhaka drejt Real Madridit? Fansat kërkojnë bashkimin me Xabi Alonson

0
91

Pas konfirmimit se Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit dhe pritet të marrë drejtimin e Real Madridit, shumë tifozë – përfshirë ata shqiptarë – kanë shprehur dëshirën që në Madrid të transferohet edhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka, shkruan 04 Online.

32-vjeçari ka qenë një prej figurave kyçe në suksesin historik të Leverkusenit, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, si dhe duke arritur në finalen e Europa League. Marrëdhënia e ngushtë me Alonson ka qenë shtytje e madhe për performancën e tij të shkëlqyer.

Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, por nëse Alonso insiston ta ketë në ekipin e ri, atëherë një transferim te “Los Blancos” nuk përjashtohet. Për Xhakën, një lëvizje në Madrid do të ishte kulmi i karrierës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here