Grabitet një bankë në lagjen Bazhdarhane në Prizren

0
528

Para pak çastesh është grabitur një bankë në lagjen Bazhdarhane në Prizren, raporton TV Prizreni.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.

Filiali i një institucioni mikrofinanciar në Prizren është grabitur të premten pasdite. Sipas Policisë së Kosovës, grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar. “Në ora 15:12 minuta, një punëtore e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në Polici se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit. Sipas tij, bazuar në informatat fillestare dyshohet se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. “Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Bytyqi.

Leave a Reply