E ardhmja e Bernardo Silva vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos së verës, teksa disa prej klubeve më të mëdha evropiane po luftojnë për firmën e mesfushorit portugez.
Sipas raportimeve të fundit, José Mourinho dëshiron ta ketë Bernardo Silvën në projektin e tij të ri te Real Madrid. Konfirmimi i Mourinhos si trajner i ri i klubit madrilen pritet të vijë në fillim të muajit korrik, ndërsa portugezi e sheh bashkëkombësin e tij si një përforcim ideal për mesfushën.
Megjithatë, gara për Bernardon pritet të jetë e ashpër. Për lojtarin kanë shfaqur interes edhe FC Barcelona dhe Atlético Madrid, të cilat thuhet se kanë paraqitur oferta për transferimin e tij.
Burimet bëjnë të ditur se Bernardo Silva vazhdon t’u japë përparësi klubeve të La Ligës, pavarësisht interesimit të ardhur nga Serie A, Arabia Saudite dhe Turqia. Kjo e bën kampionatin spanjoll destinacionin më të mundshëm për të ardhmen e tij.
Me disa gjigantë evropianë në garë dhe me interesimin e drejtpërdrejtë të Mourinhos, saga e Bernardo Silvës pritet të jetë një nga më interesantet e kësaj vere.















































