Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit

0
371

Gjuha shqipe është futur si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.

Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese. 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Limani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here