Lyoni e përjashton lojtarin, akuzohet se lëshonte shumë gazra në dhomën e zhveshjes

0
385

Lyoni e ka përjashtuar nga skuadra Marcelo Antonio Guedos Filhon për shkak të një skandali në dhomën e zhveshjes, i cili raportohet se ishte vetëm pretekst për përjashtimin e tij.

Gazeta franceze L’Equipe, shkruan se arsyeja pse lojtari me përvojë u përjashtua nga Lyoni nuk ishte performanca e dobët, por që lëshonte gazra.

Drejtori sportiv, Juninho, i cili nuk e donte, vendosi ta shfrytëzojë rastin për t’i kujtuar paraqitjet e tij të dobëta në fushë dhe e përjashtoi.

Marcelo këtë sezon me Lyonin ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje.

Leave a Reply