Gazetarja ukrainase e bën tatuazh shqiponjën (FOTO)

0
471

Gazetarja ukrainase Daria Meshcheriakova ka thënë se e ka bërë tatuazh shqiponjën, në shenjë solidariteti me kombin shqiptar dhe në veçanti me Kosovën.

Duke folur për Kosovën, ajo tha se “nga propaganda ruse dhe serbe kishte dëgjuar të pavërteta për Kosovën”.

“Nuk është hera ime e parë këtu. Hera e parë ishte në vitin 2011, kur studioja në Vjenë, studime juglindore dhe atje mësova shqip. Unë ende nuk di të flas mirë. Më interesonte situata këtu, situata e keqe, sepse mbaj mend që në mediet ukrainase e përshkruanin krejt ndryshe dhe isha shumë kurioze për këtë. Pse e njihnim ndryshe historinë? Dhe erdha këtu, fola me shumë njerëz këtu dhe kuptova se isha gjithashtu viktimë e propagandës ruse, si të thuash, propagandës serbe”, ka thënë Meshcheriakova për “The Geopost”.

Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës mundësoi strehimin e një numri gazetarësh ukrainas në Kosovë.

Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani jetojnë në Prishtinë.

Leave a Reply