Gazetari spanjoll: Jeta ime ndryshoi pasi e pashë live Vedat Muriqin

0
451

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi sërish për Mallorcan në La Liga, por ekipi i tij nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Espanyolit.

Edhe njëherë tjetër, sulmuesi kosovar tregoi kualitetin e tij, duke u regjistruar në listën e golashënuesve, shkruan Gazeta Express.

Gjithsej këtë edicion, Muriqi ka realizuar gjashtë gola në 10 paraqitjet në elitën e futbollit spanjoll.

E paraqitja e mbrëmshme i la përshtypje të mëdha gazetarit spanjoll, Rafael Escrig.

“Jeta ime ka ndryshuar pasi e pashë live Vedat Muriqin”, shkroi ai në Twitter.

Leave a Reply