“Ftohet” pista Mbappe, Reali ndryshon strategji

0
254

Prej kohësh, Mbappe-Real Madrid, duket një dashuri me shikim të parë, e destinuar të përfundojë në martesë, por pritja e gjatë me sa duket ka bërë që palët të reflektojnë, të ftohet disi.

Mediat në Spanjë dhe jo vetëm, shkruajnë se drejtuesit e Realit po tërhiqen nga ideja për të marrë shtëpinë e tyre “gjelin” më të famshëm, kjo për disa arsye. Pavarësisht se Mbappe do të vinte falas në Madrid, në çdo rast ka një kosto të madhe, vetëm paga e tij shkon në 20 milionë euro në sezon, një shifër shumë e lartë që do të rëndonte jo pak xhepat e klubit, por mbi të gjitha do të prishte balancat brenda dhomave të zhveshjes, mjafton të kujtojmë që Jude Bellingham, një nga lojtarët më të mirë aktual, përfiton 9 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, Mbappe nuk është më një lojtar i ri, ndërsa klubi ka zgjedhur një filozofi të ri, kërkon të afrojë në skuadër futbollistë me një moshë nën 25. Për momentin, Perez dhe stafi i tij janë fokusuar në disa profile të tjerë si Jamal Musila i Bayern Munich apo Benjamin Sesko i Leipzig. Ndërkohë nga ana tjetër, sheiku Al Khelaifi, në çdo dalje për mediat, kur pyetet për çështjen “Mbappe”, shprehet i sigurt se sulmuesi do të qëndrojë edhe për shumë vite në Paris, e njëjta bindje si dy vite më parë kur i “rrëmbeu” firmën për të rinovuar kontratën deri në 2024.

Tërhiqet apo jo Real Madrid nga Mbappe, Al Khelaifi nuk mund të “flejë i qetë” pasi për francezin interesohet disa ekipe të tjera në Premier League, si Chelsea, Liverpool apo Man.City, pa harruar këtu edhe klubet nga Arabia Saudite, por ky opsion është vështirë se mund të ndodhë, të paktën jo për momentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here