Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në udhëtim ndaj Leganés, duke ruajtur epërsinë prej shtatë pikësh në krye të La Ligës. Trajneri Hansi Flick ka lavdëruar karakterin dhe përkushtimin e skuadrës, teksa fitorja u vulos nga një autogol i Jorge Saenz, shkruan 04 Online.
Pavarësisht një performance jo bindëse, katalanasit ia dolën të marrin tri pikë të vlefshme, me Flick që theksoi rëndësinë e fitores në ndeshje të vështira, duke veçuar ndërhyrjen vendimtare të Íñigo Martínez në fundin e takimit.
Ndërkohë, Barcelona përgatitet për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit, me rotacione të mundshme në formacion, ndërsa pritet të mungojnë Balde dhe Araújo për shkak të lëndimeve./04 Online