Fiorentina i plotëson dëshirën trajnerit, firmos me mesfushorin e Monzës

0
115

Forentina kënaq trajnerin Palladino, duke i sjellë në skuadër mesfushorin aq shumë të preferuar të tij, Andrea Colpanin. Futbollisti 25-vjeçar pritet të udhëtojë drejt Firences të premten për të kryer testet mjekësore dhe firmosur kontratën, para se të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij.

Colpani u kërkua me ngulm nga ana e trajnerit Paladino, i cili e stërviti 25-vjeçarin për dy sezone te Monza dhe drejtuesit e Fiorentinës i plotësuan dëshirën, duke ia sjellë sërish në “Artemio Franchi”.

Mesfushori do t’i bashkohet Fiorentinës me formulën e huazimit të thjeshtë për 4 milionë euro, teksa klubi vjollcë do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e blerjes verën e ardhshme, duke shtuar edhe 12 milionë euro të tjera.

I rritur te Atalanta, Colpani iu bashkua Monzës në verën e 2020-ës dhe spikati veçanërisht dy vitet e fundit në Serinë A, ku shpesh bëri diferencën me gola e asiste duke ndihmuar skuadrën nga Brianzola të mbijetojë në elitën e futbollit italian.

Krahas Colpanit, Fiorentina synon të afrojë edhe mesfushorin italian Cesare Casadei, i cili është në pronësi të Chelsea-t, por nuk pritet të qëndrojë në Londër./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here