Fiorentina fiton pastër me Cremonesen, me një këmbë në finale të Kupës

0
130

Fiorentina hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finale të Kupës së Italisë. Skuadra violë mposhti me rezultatin 2-0 Cremonesen në takimin e parë gjysmëfinal të zhvilluar në ”Stadio Giovanni Zini.”

Të besuarit e Vincenzo Italianos e gjetën shpejt rrugën e rrjetës teksa realizuan që në minutën e 20′ me anë të Arthur Cabral.

Braziliani shënoi mjaft mirë me kokë pas krosimit të Biraghit dhe i dhuroi kryesimin skuadrës së tij.

Fiorentina kontrolloi totalisht takimin si në mbajtjen e topit, por edhe me rastet e krijuara, ndërkohë që në pjesën e dytë dyfishoi diferencat në fushën e lojës.

Në të 73′ Emanuel Aiwu preku një top me dorë brenda zonës dhe pas një rishikimi në VAR, kryesori Maurizio Mariani ndëshkoi me karton të kuq Aiwu dhe i dhuroi një penallti skuadrës violë që u shfrytëzua maksimalisht nga Nicolas Gonzalez.

Fiorentina administroi avantazhin komod deri në fund dhe u largua nga transferta e Cremenoses me fitoren 2-0, që është një garanci për kualifikimin në finale në takimin e dytë në ”Artemio Franchi.”

Leave a Reply