Finlanda është anëtare e re e NATO-s, nga nesër

0
108

Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO këtë të martë. Vendi do të mirëpritet si anëtari i 31-të i aleancës së mbrojtjes në një takim të ministrave të jashtëm dhe flamuri finlandez do të ngrihet për herë të parë në selinë e NATO-s.

“Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi” tha Stoltenberg.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia vendosën vitin e kaluar të aplikojnë për anëtarësim në NATO pas një periudhe të gjatë lirie ushtarake nga aleancat.

Megjithatë, Turqia, e cila duhet të pajtohet si një nga 30 anëtarët aktualë, fillimisht shprehu shqetësime dhe kështu e shtyu pranimin me muaj.

Rexhep Tajip Erdogan njoftoi pak ditë më parë se po hiqte dorë nga kundërshtimi i tij i mëparshëm ndaj pranimit të Finlandës./IO

Leave a Reply