FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës për një sërë incidentesh të regjistruara gjatë Kupës së Botës 2026.
Në fokus është edhe pankarta me mesazhin “Las Malvinas son Argentinas”, e shpalosur nga futbollistët argjentinas pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale. Mesazhi lidhet me pretendimin e Argjentinës mbi Ishujt Falkland, të administruar nga Mbretëria e Bashkuar.
Hetimi përfshin gjithashtu akuza për sjellje diskriminuese, vonesa në nisjen e ndeshjeve, shkelje të protokolleve të sigurisë, mesazhe të papërshtatshme dhe hedhje objektesh në fushë, shkruan 04 Online.
FIFA po heton edhe incidentet pas finales së humbur 1-0 ndaj Spanjës. Leandro Paredes dhe Nahuel Molina përballen me akuza për sulm fizik dhe sjellje josportive, ndërsa procedura janë hapur edhe ndaj Roberto Ayala, Thiago Almada dhe spanjollit Gavi.
Të gjithë personat e përfshirë do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre përpara se Komisioni Disiplinor i FIFA-s të marrë vendimin përfundimtar./04 Online/















































