Fëmijët që hanë mëngjes kanë rezultate më të mira në shkollë

0
412

Një mëngjes i mirë është i rëndësishëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Studimet thonë se ky vakt nuk duhet humbur nga fëmijët. Hulumtues nga Universiteti i Cardiff thonë se vakti i mëngjesit përmirëson aftësitë e kujtesës, nivelin e dëgjimit dhe aftësisë e kapjes së mësimet që në orën e mësimit.

Mëngjesi i fëmijës tuaj mund të filloj me qumështin. Nëse fëmijës i pëlqen kosi mund ta konsumojë edhe atë, por mos i shtoni sheqer sepse fëmijët duhet të mësohen edhe me shijet që nuk janë të ëmba, këshillon gastroenerologia docente në Universitetin Campus Biomedico, Luca Piretta. Përveç qumështit, vakti i mëngjesit është mirë të përmbajë edhe frutat dhe lëngjet.

“Zgjedhja e reçelërave është shumë mirë por mos harroni të konsumoni frutat, ose lëngjet e tyre”-thotë gastroenerologia Luca Piretta. Një familje duhet ta dijë se mëngjesi jep 25% të kalorive të ditës. Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) renditin proteinat, zinkun, hekurin, acidet folike, disa vitamina dhe acide yndyrore të pangopura si lëndët ushqyese më të rëndësishme. Një dietë pa këto lëndë ushqyese mund të çojë në probleme të trurit gjatë gjithë jetës.

Dr.Sarah Jane Schwarzenberg, anëtare e Komitetit të Ushqyerjes së AAP, thotë se rekomandohet ushqyerja me gji deri në moshën rreth gjashtë muajsh. Pas kësaj, qumështi i gjirit nuk mund të sigurojë sasinë e hekurit dhe zinkut që kanë nevojë për foshnjat në rritje. Sarah vijon duke thënë se:

Shumë ushqime për fëmijë janë të fortifikuara me zink dhe hekur. Drithërat për foshnjat gjithashtu janë të fortifikuara me këto lëndë ushqyese dhe mund të jenë ushqime të para të mira për foshnjat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here