FC Ballkani padit televizionin kosovar për lajm të rremë, ia kërkon 5 milionë euro

0
1149

Skuadra e Ballkanit ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka paditur Radio Televizionin Dukagjini për shpifje dhe fyerje, ndërsa ia kërkon pesë milionë euro.

Në një postim në Facebook klubi i Ballkanit ka njoftuar se për shkak të dezinformatave që ata nuk i kanë paguar lojtarët për tre muaj, i kanë bërë padi mediumit të Radio Televizionit Dukagjini, i cili sipas tyre e ka botuar këtë lajm të pavërtetë.

Ata më tutje vlerësojnë lart kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por shtojnë se kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, kanë përgjegjësi publike të reagojnë dhe të demantojnë çdo pretendim të këtij lloji.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv,

Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.

Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj.

Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit i cili e ka botu këtë lajm të pavërtetë.

Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here