Erik ten Hag ka folur për Cristiano Ronaldo në prag të ndeshjes së parë të Manchester Unitedit për sezonin 2022/23 në Premierligë.
Trajneri i skuadrës angleze u shpreh i lumtur që portugezi është pjesë e skuadrës së tij, pasi ai e vlerëson si një sulmues të nivelit të lartë, transmeton Gazeta Express.
“Jam i lumtur që ai është me ne. Manchester United ka një sulmues të nivelit të lartë. Ai është me ne në ekip”, tha ten Hag.
Kurse, në pyetjen se a do të jetë Ronaldo titullar në ndeshjen e parë të sezonit, trajneri i Man Unitedit tha: “Do ta shihni të dielën”.
Të dielën, “Djajtë e Kuq” do të presin Brightonin në “Old Trafford”.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00.