Sot nisin tri nga pesë ligat kryesore

0
638

Pritjes i erdhi fundi, pasi sot do të nis liga më e fortë e futbollit në planet Premier League.

Sezoni 2022-2023 i Premier League do të startojë me ndeshjen Crystal Palace-Arsenal.

Kampioni në fuqi Manchester City, i cili fitoi kampionatin për herë të dytë radhazi dhe titullin e gjashtë të EPL që nga viti 2012, hap sezonin dy ditë më vonë kur viziton stadiumin e Londrës për t’u përballur me West Ham.

Nga top pesë ligat kryesore, përveç ligës angleze, këtë vikend do të startojë edhe Bundesliga dhe Ligue 1.

Kampioni, Bayern Munich mbrojtjen e titullit do ta fillojë ta mbrojë ndaj Eintracht Frankfurtit.

Derisa liga franceze do të nis me përballjen Lyon-Ajaccio.

Leave a Reply