Dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë ku jetonte në Suharekë, arrestohet 47-vjeçari

0
60

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në fshatin Grejqevc të Suharekës, ku autoritetet dyshojnë se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që banonte brenda saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen Reshani, në rrugën “Ukë Saliu”, ku Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar me urgjencë pasi u raportua se një shtëpi njëkatëshe ishte përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, ekipet emergjente kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por një pjesë e konsiderueshme e objektit tashmë ishte dëmtuar.

Hetimet e para në vendin e ngjarjes kanë ngritur dyshimet se zjarrvënia është shkaktuar nga Nderim Goricova, person me aftësi të kufizuara, i cili jetonte i vetëm në atë shtëpi.

Nga zjarri janë dëmtuar kulmi dhe njëra nga dhomat e objektit dy dhomësh, ndërsa vlera e dëmit material vlerësohet të jetë rreth 10 mijë euro.

Sipas informatave, pronari i shtëpisë nuk jetonte aty, por banon në lagjen “Fidanishte” në Suharekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here