Email të rrejshëm në emër të drejtorit të policisë, thirrje qytetarëve të mos mashtrohen

0
45

Policia e Kosovës tha se ka pranuar informacione sot se në disa adresa elektronike ka shkuar një shkresë (e-mail) jo zyrtar dhe i rrejshëm kinse nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Policia bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre të këtyre mashtrimeve, ndërsa publikoi edhe përmbajtjen e këtyre mesazheve.

“Përmbajtja e e-mail-it – shkresës së rrejshme: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush’’ dhe në bashkëngjitje ka një shkresë tjetër e cila po ashtu është false”.

Policia e Kosovës tha se është duke e trajtuar nga është duke ardhur kjo shkresë, “kurse ne kërkojmë nga qytetarët që e njëjta të injorohet dhe të mos hapet fare sepse është shkresë me përmbajte mashtruese:.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se:

KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.

Mos klikoni në linqe të dyshimta.

Mos jepni të dhëna bankare apo personale.

Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Në rast se pranoni mesazhe të tilla:

Fshijeni menjëherë.

Raportojeni tek autoritetet përkatëse.

Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.

Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.

Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1342245984782323?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here