Elezkurtaj: Viti 2022 ishte i mbarë për QKMF-në, kemi realizuar mbi 1 milion e 250 mijë shërbime

0
1642

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, vitin 2022 e ka quajtur të mbarë, duke bërë me dije se kanë arritur të kryejnë mbi 1 milion e 250 mijë shërbime.

Elezkurtaj, njëherit ka bërë me dije se brenda këtij viti kanë kryer mbi 870 mijë vizita shëndetësore, shkruan 04 Online.

Postimi i plotë:

Një vit i mbarë për QKMF Prizren
Mbi 1 milion e 250 mijë shërbime
Mbi 870 000 vizita shëndetsore
Me mijëra vizita specialiatike
Me dhjetra shërbime të veqanta si Checkup për sëmundje malinje dhe sëmundje kronike , kujdesin paliativ,kujdesin për nëna dhe fëmijë,
kujdesin geriatrik, njësin diabetike .Me një urgjencë shumë profesionale dhe të trajnuar mirë që diti të triazhojë dhe mjekojë suksesëshem çdo rast që pati nevojë për shërbimin tonë.Me mbi 137562 intervenime parenteral(injeksione) , me mbi 8300 Rtg, me 5224 Eho të abdomenit me 67000 analiza laboratorike, me mjëra eho të gjirit dhe mamografi na bëjnë që të jemi më të mirët në R.e Kosovës.
Me një sistem shumë të organizuar të shërbimit të vaksinimt dhe mbrojtjes së popullatës sonë nga sëmundjet infektive.
Ditëm mirë të menaxhojmë covid 19 dhe sot kemi raste zero të kësaj sëmundje.Për kët meritë kanë 457 puntorë të KPSh që ishin në nivel të detyrave dhe obligimeve të tyre.
Prandaj me lejoni që të gjithë puntorëve të Kujdesit Parësor Shëndetësor ti falënderoj dhe ti urojë gëzuar festat ,paqit mbarësi dhe shëndet ju dhe familjet tuaja.
GEZUAR 2023

Leave a Reply