Elezkurtaj: Vazhdon testimi i fëmijëve nëpër shkolla kundër Covid-19

0
261

Edhe sot është duke vazhduar testimi i nxënësve kundër COVID-19 nëpër të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit.

Dje gjatë ditës drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj, ka konfirmuar se deri tani janë 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës të infektuar me COVID-19.

Ndërkaq, nga ana tjetër, drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se ekipet mobile janë duke e bërë punën e tyre në terren, derisa i ka falënderuar mësimdhënësit dhe nxënësit për bashkëpunim.

“Vazhdon testimi i fëmijëve nëpër shkolla kundër Covid -19.
Një punë e mirë e ekipeve tona.
Falenderoje arsimtarët dhe nxënsit për bashkëpunimin”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply