Efektet magjike të vajit të rozmarinës për flokë të gjatë, ja si ta përdorni

0
192

Rënia e flokëve është një problem tepër i shpeshtë te vajzat dhe gratë kryesisht pas pushimeve verore. Sigurisht që në këtë problem ndikojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë si mënyra jo e mirë e të ushqyerit, mungesa e hidratimit etj.

Gjithsesi ajo që këshillohet gjithmonë pas ditëve të nxehta por jo vetëm është trajtimi dhe ushqyerja e tyre.

Sot do të tregojmë për ju efektet magjike të vajit të rozmarinës i cili përveçse ndalon rënien e flokëve bën të mundur edhe zgjatjen eflokëve.

Këtë vaj mundet ta përgatisni vetë në kushte shtëpie ose mund ta blini në farmaci. Nëse do vendosni ta përgatisni vetë do ju duhet:

Disa degëza rozmarinë dhe vaj ulliri I cilësisë së parë. Në një shishe qelqi vendosi degëzat e rozmarinës, shtoni në të vajin e ullirit dhe lëreni në një ambient të errët për 30 deri në 40 ditë.

Më pas është e këshillueshme ta aplikoni në flok jo më shumë sesa dy herë në javë. Me duar në të cilat do të hidhni disa pika nga vaji i rozmarinës masazhoni lëkurën e kokës nga 5 deri në 10 minuta.

Ekspertët e bukurisë këshillojnë gjithashtu që të përdorni produkte të cilat në përmbajtjen e tyre kanë vaj rozmarine për një bukuri të shtuar.

Leave a Reply