Edhe kryetari Haskuka nënshkruan peticionin “Duam zgjedhje”

0
438

Lëvizja Vetëvendosje edhe në Prizren, nga dita e djeshme ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam zgjedhje”. Qendra e LVV-së në Prizren, ka vendosur dy tavolina në sheshin e ” Lidhjes”, ku qytetarët po e nënshkruajnë peticionin nga ky subjekt politik për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.

Gjatë ditës së sotme ky peticion u nënshkrua edhe nga i pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Përmes një shkrimi ne facebook kryetari Haskuka ka thënë se është kundër një qeverie marionetë Thaqi – Vuciq, raporton TV Prizreni.

Ndryshe mbledhja e nënshkrimeve , sipas zyrtarëve të LVV-së është paraparë që të zgjasë për 30 ditë, ndërkaq pas një muaji do të dilet me numrin e nënshkrimeve të mbledhura./tvprizreni.info

Leave a Reply