Edhe 65 mijë euro gjobë për njehsorët e skaduar të KEDS-it

0
40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike KEDS edhe me 65 mijë euro për njehsorët që është vërtetuar se kanë qenë me afat të skaduar të verifikimit.

Në rastin e ri, KEDS-i është gjobitur për 13 njehsorët elektrikë.

Ministria e pati nisur hetimin pas ankesave të qytetarëve se njehsorët po e bëjnë kalkulimin jo të duhur në orarin e natës dhe të ditës.

E në fund të qershorit u bë e ditur se për gjashtë muaj janë trajtuar më shumë se 1500 ankesa të konsumatorëve. Ndaj KEDS-it janë shqiptuar gjoba në vlerë më shumë se 300 mijë euro në total.

Nuk është bërë e ditur se kur do të nisë procesi i kompensimit të qytetarëve që janë dëmtuar nga ky kalkulim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here