Bayern synon ta blindojë Harry Kanen, së shpejti nisin bisedimet për kontratën e re

0
41

Harry Kane pritet të nisë bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës.

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e Bayernit janë të vendosur ta mbajnë atë edhe për një periudhë më të gjatë, raporton BBC.

Sulmuesi 32-vjeçar është njoftuar tashmë për interesimin e klubit për rinovimin e marrëveshjes, ndërsa negociatat mes palëve pritet të intensifikohen gjatë javëve të ardhshme.

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023, pas transferimit nga Tottenhami për rreth 86 milionë funte.

Që prej kalimit në Gjermani, ai ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit bavarez, duke realizuar 146 gola në 134 paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here