E kryer, Rrahmani në Serie A

0
53

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, do të bëjë hap të madh në karrierë duke u transferuar në futbollin italian.

“Fotball Italia” ka shkruar të premten se Rrahmani do të transferohet te skuadra e Venezias.

Mësohet se tashmë Venezia ka finalizuar marrëveshjen me Spartën e Pragës për Rrahmanin.

Venezia do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit. Plus dy milionë të tjera do të përfshihen në formë bonusesh.

25-vjeçari pjesë e Spartës së Pragës është nga viti 2024, kur u transferua nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro.

25-vjeçari në edicionin 2025/26 në 49 ndeshjet e zhvilluara shënoi 16 gola dhe bëri katër asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here