Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë, arrestohet një burrë në Prizren

0
250
Foto: Ilustrim

Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur një llaptop, një orë dore, disa unaza ari dhe disa monedha metalike nga shtëpia e një burri tjetër.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjen.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur në rrugën “Sheh Emini” në Prizren.

Leave a Reply