Dy të rinj kapen në flagrancë në Prizren – shpërndanin drogë në rrugë dhe nga shtëpitë, sekuestrohen para e qese për paketim

0
117
Foto: Arkiva

Një aksion i njësisë antidrogë në Prizren ka çuar në arrestimin e dy të rinjve që dyshohet se merreshin me shpërndarje të narkotikëve, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2026, rreth orës 16:05, në rrugën “Nazim Buduri”, ku pas informacioneve operative, hetuesit e DHTN-së kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në vendngjarje T. Sh., rreth 21-vjeçar dhe E. Xh, rreth 24-vjeçar.

Sipas burimeve, të dyshuarit bashkëpunonin mes vete dhe dyshohet se shpërndanin substanca narkotike të llojit marihuanë si në rrugë, ashtu edhe nga shtëpitë e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës.

Gjatë kontrollit fillestar, tek ta janë gjetur substanca narkotike, ndërsa me urdhër të prokurorit janë bastisur edhe dy shtëpitë e tyre.

Në këto lokacione janë sekuestruar:

11 qese me marihuanë me peshë totale 20.21 gram,

2 qese me mbetje të kokainës,

1785 euro dhe 2000 lekë para të gatshme,

41 qese të zbrazëta për paketim,

2 telefona mobil.

Të gjitha provat janë dokumentuar dhe sekuestruar nga njësia e forenzikës.

Pas intervistimit në prani të avokatit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Ndalimit në Prizren, ndërsa hetimet për këtë rast janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here