Dy të arrestuar te Kalaja e Prizrenit, njëri diler droge e tjetri përdorues

0
380

Janë arrestuar dy të dyshuar te Kalaja e Prizrenit të cilët të dielën rreth orës 02 e 30 minuta janë zënë në flagrancë nga policia duke përdorë substanca narkotike, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit, të njëri janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë, ndërsa i  dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike.

Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti antidrogë i policisë së Kosovës.

Leave a Reply