Arsenali kalon Man Cityn e PSG-në, bëhet skuadra më e vlefshme në botën e futbollit

0
211

Arsenal është bërë klubi më i vlefshëm në botën e futbollit, sipas të dhënave nga Transfermarkt.

Londinezët kanë kaluar dy gjigantët, Man City e PSG, për t’i prirë tani listës si skuadra më e vlefshme në botë.

‘Topçinjtë’ kanë qenë skuadra që kanë shpenzuar më së shumti në këtë merkato verore në Evropë dhe kjo ka bërë që me tri transferimet e deritashme, ata të rrëmbejnë pozitën e parë për nga vlera e futbollistëve.

Arsenal ka transferuar deri më tani lojtarët si Kai Havertz për 65 milionë funte, Jurrien Timber për rreth 40 milionë funte dhe Declan Rice për 105 milionë funte, duke tejkaluar kështu shifrën e mbi 200 milionë eurove shpenzime deri tani në merkato.

Pesë skuadrat me vlerën më të madhe në botë aktualisht janë, Arsenal, Man City, PSG, Real Madrid, Bayern Munich./GSS

Leave a Reply