Mehaj thirrje qytetarëve të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

0
200

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të kontribuojnë me të holla në Fondin e Sigurisë, sipas tij për ta forcuar edhe më tej ushtrinë.

Mehaj tha se qytetarët mund të dhurojnë të holla për këtë fond, brenda apo jashtë vendit.

“Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka thënë Mehaj.

Ky fond ishte themeluar para më shumë se një viti, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të japin donacione për ushtrinë.

Kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore.

May be an image of 3 people and text that says '****** REPUBLIKA E KOSOVES MINISTRIA E MBROJTJES Pèr transfere nga jashtë vendit Fondi i Sigurisë IBAN AT44 3100 0002 5418 0278 Emri perfituesit Donation for the Republic of Kosovo Qyteti Prishtina Swift RZBAATWW'
May be an image of 3 people and text that says '*****+ REPUBLIKA E KOSOVES MINISTRIA E MBROJTJES Për transfere nga brenda vendit Fondi i Sigurisë IBAN XK051000400070008619 Emri perfituesit Donation for the Republic of Kosovo Qyteti Prishtina Swift CBRKXKPRXXX'

Leave a Reply