Dy gjenerata futbollistësh kosovarë në Split, Prishtina 2022 në turneun e madh

0
656

Gjatë ditëve të para të muajit Qershor, në Split të Kroacisë, do të mbahet një turne shumë i fortë i futbollit me emrin Dalmatinko Cup, ku pjesmarrës do të jenë shumë klube dhe shkolla të futbollit nga rajoni dhe ish-shteti i dikurshëm.

Shkolla e futbollit Prishtina 2022, ka mbledh pothuajse lojtarët më të mirë të gjeneratës 2006-2007  dhe  lojtarë të lindur në vitin 2010 dhe 2012, të cilët do të udhëtojnë të mërkurën mbrëma për në qytetin e bukur kroat, atje ku do të luajnë  në këtë turne si dhe ndeshje miqësore, që pa asnjë dyshim u shërben shumë në përvojën e tyre, shkruan Korneri.net

Trajnerët Adrian Mërkoja, Naim Krasniqi dhe Skender Berisha, janë duke punuar intenzivisht me këto gjenerata tash e sa muaj, që futbolli ynë të prezantohet sa më mirë dhe denjësisht në Split, ndërsa sipas mendimit të tyre, kanë mbledh numrin shumë të madh të talentëve dhe lojtarëve cilësorë, nga të cilët edhe presin suksese.

Nisja për në Split do të bëhet të mërkurën mbrëma për te qenë me 1 Qershor atje, ndërsa ndeshjet do të luhen nga 2 Qershori.

Gjenerata U11 do të jetë në grupin C me Budva, Croatia Zmijevci, Domzale dhe RNK Split, kurse U12 në grupin C me Spartak Banja Luka, Hajduk, Ferencvarosi dhe Maksimir.

Gjenerata 2006/07  do t’i ketë dy ndeshje miqësore me Hajdukun dhe Ferencvarosi. /Korneri.net

Leave a Reply