Dua

0
276

Dua të humbas në trupin tënd,
Heshtjen e mendimeve ta ndjej
Dua të marr frymë mbi gjoksin tënd
Në aromën tënde të dehem.
Të dehem me puthjet dhe përqafimet e gjata mëngjeseve…
Dua të humbas në ty
Më jep leje të notoj në dashurinë tënde!
Të t’i shtërngoj fort krahët
Të t’i lidh duart deri në pafundësi
Dashuri
Më lejo të humb në ty…

Shkruan: Natyra GJOCI

Leave a Reply