Drejtori i SHSKUK-së tregon pse mungojnë barnat: Lista e pritjes do të reduktohet për 50%

0
187

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, tha se përzgjedhja e drejtorëve të rinj të klinikave të QKUK-së është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe gjatë muajve në vazhdim mbetet të shihet se sa mund të arrijnë objektivat e tyre.

Në një intervistë, Krasniqi shtoi se po punojnë në vazhdimësi për të përmirësuar kushtet e punës dhe infrastrukturën.“Përzgjedhja e drejtorëve është e rregulluar me ligjet në fuqi, rregulloret e brendshme. Është çështja e komisioneve që bëjnë përzgjedhjen. Mbetet të shihet dhe gjatë muajve do të shohim sa do të arrijnë t’i realizojnë objektivat e tyre. Një nga objektivat kryesore gjatë vitit të kaluar përveç menaxhimit të pandemisë Covid ka qenë edhe furnizimi me barna dhe material shpenzues mjekësor”.

Sipas tij, vitin e kaluar furnizimi me barna ka qenë i qëndrueshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale, edhe pse e pranon se nuk i përmbushin nevojat 100%, kjo për shkak të buxhetit e procedurave për lidhjen e kontratave.“Viti 2021 ka shënuar vitin me furnizimin më të qëndrueshëm stabil dhe sasi më të mëdha të barnave për të gjitha klinikat e QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Normalisht ne asnjëherë nuk kemi thënë se mund të arrijmë t’i sigurojmë 100% barnat për shkak të kufizimeve qoftë në buxhet qoftë të procedurave për lidhjen e kontratave”.

Leave a Reply