Doktori tregon pijen që do të zvogëloj kolesterolin tuaj

0
283

Nutricionisti dhe mjeku i njohur Dr El Mohandes ka dhene këshilla të rëndësishme se çfarë duhet të pini për të ndihmuar në uljen e kolesterolit.

Mjeku ka zbuluar se pirja e një pije specifike të nxehtë të paktën dy herë në ditë mund të ndihmojë ata që luftojnë me kolesterolin e lartë.

Dr El Mohandes tha se: “Çaji jeshil ndihmon në uljen e LDL-së (lipoproteinave me densitet të ulët) ose kolesterolit të keq pasi katekinat në të parandalojnë përthithjen e kolesterolit brenda zorrëve dhe rrit aktivitetin e receptorëve të LDL brenda mëlçisë. Dhe në përgjigje të pyetjeve nga 262,000 ndjekësit e tij ne rrjetet sociale, ai këshilloi të synoni “dy deri në pesë gota në ditë për përfitim maksimal dhe ulje te kolesterolit”.

Dr Mohandes shtoi se kjo duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë ushqimor duke përfshirë “rritje të marrjes së fibrave, veçanërisht fibrave të tretshme, eliminimin e sheqerit, rritjen e aktivitetit fizk.

Fondacioni Britanik i Zemrës e mbështet disi këshillën, duke cituar një përmbledhje të vitit 2013 të 11 studimeve, të cilat zbuluan se konsumimi i përditshëm i çajit jeshil ose i zi (qoftë si pije ose kapsulë) mund të ndihmojë vërtet në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here