Djaloshi që Pavarësisë së Kosovës ia fali rininë dhe shëndetin, sot është lypës për kafshatën e gojës!

0
10836

Ky është TASIM BADALLAJ nga fshati Zhur- PRIZREN. Tasimi është i burgosur në fundvitin e 1988-ës. Vendoset në qelinë e burgut nr.28 ashtu siç quhej vetmi. Në muajin Nëntor,arrinë të arratiset nga qelia e burgut duke i demontuar hekurat e dritares,kapet në rrufepritësin e burgut dhe kalon në kulmin e burgut.Nga ajo lartësi kercen në oborrin e familjes Guhelli . Kur bie në tokë e lëndon rëndë njëren këmbë por ashtu me këmbë të lënduar del në rrugët e Prizrenit.

Ai nuk shkon në shtëpi por ashtu i lënduar i bashkangjitet protestuesëve të protestave të Nëntorit, dhe vazhdon rrugën për Prishtinë për të protestuar.
Në ditën e katërt të protestave arrestohet sërish nga UDBASHËT e Prizrenit dhe u soll në qelinë time nr 24,
ku vuaja burgun.
Jam kujdesur për të aq sa lejonin kushtet brenda asaj qelie. Në Marsin e vitit 1989 mua më transferuan në burgun e Dubraves. Transferimi im kishte qenë shumë fatal për Tasimin. Ai që të nesërmen kalon në grevë urie me kushtin se do të bëj grevë deri sa Kosova të njihet Republik në Federaten Jugosllave. Nga Prizreni transferohet në Zagreb diku në një qender rehabilituese. Nga Zagrebi pak kohë në Beograd dhe prej Beogradit e sollen në Dubravë.
Në Dubravë kishte kërkuar që të shkoj aty ku gjendet Ali Elshani.
Papritur më thërret Edukatori i burgut dhe pyetja e parë që më bëri ishte a e njeh Tasim Badallaj? Nga kjo pyetje u shqetësova shumë duke e pasur parasysh gjendjen e tij. I drejtohem më thuaj ku ka përfunduar? Jo Ali sot e kanë sjellë këtu nga Beogradi dhe do e sjellim në pavionin ku je ti. E luta ta sjellin në dhomen time . Nuk e sollën por e vendosen dy dhoma më poshtë. Nuk e pranonte mjekun as ushqimin.U futa në dhomë dhe e përshendes, u gëzua kur më pa. U përshëndetem por ai ishte i palëvizshëm nuk mund të ngrihej më në këmbë. E këshillova ta pranoj mjekun edhe ushqimin, se ktu jemi të gjithë shqiptarë. Pas pak u bind për kontrollë mjekësore dhe të marrë pak ushqim.
5 muaj jam kujdesur për ta ushqyer,pastruar dhe të gjitha nevojat që kishte.E bëja një herë në ditë për ta nxerrur nga pak jashtë se nuk mund të ecte. Janë kujdesur edhe MUSTAFË NIKÇI NGA PEJA DHE, MIXHA BRAHIM NGA KLIÇINA. U lirua në mesin e vitit 1989 i shkatërruar plotësisht në çdo aspekt.
Para dy dite më erdhi kjo foto nga një i afërm i imi dhe vërtetë u tmerrova. NJË DJALOSH QË DHA RININË DHE SHËNDETIN PËR KOSOVËN E PAVARUR SOT I SHNDRRUAR NË LYPËS RRUGE PËR KAFSHATEN E GOJES, TREGON SHUMË KJART PËR SHOQRINË TONË QË NGA FSHATI ZHUR, TË BURGOSURIT POLITIK DHE TË GJITHA QEVERITË QË NGA PASLUFTA.
TASIM TË PËRSHËNDES DO TË TË TAKOJ NË KËTË FUNDVIT. ME RESPEKT PËR TY ,ALI ELSHANI .
Per gjendjen e tij tragjike duhet të pergjigjen UDBASHET E PRIZRENIT

Shkruan: Ali ELSHANI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply