Dhuna në familje s’ka të ndalur, Policia njofton për dy raste në Prizren – arrestohet një i dyshuar

0
218
Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njejtat vazhdojnë të mbesin sfidë për insitucionet e vendit.

Së fundmi në Stacionin Policor në Prizren janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktimat janë femra, raporton SO.

Sipas raportit të policisë dërguar mediave, bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar 30 minuta pasi kemi hyrë në vitin 2023, pra në 00:30, ku një femër ka deklaruar në polici se pas një mosmarrveshje me bashkëshortin e tij, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.

Dy ditë pas rastit të lartcekur, në Stacionin Policor në Prizren rreth or 23:40 është raportuar një tjetër rast i dhunës në familje, ku viktima femër ka denoncuar babain e saj.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari ishte në gjendje të dehur në kohën kur e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Poashtu, i dyshuari për këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE  Prizren 03.01.2023 – 23:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prizren 01.01.2023, 00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply