Javën që lamë pas, Blero dhe Eronita mirëpritën në jetë djalin e tyre, duke sjellë një gëzim të papërshkrueshëm në familjen e çiftit. Ky bekim i ri ka lumturuar pa masë jo vetëm prindërit, por edhe vajzën e këngëtarit, Tarën, e cila është bërë sërish motër e madhe e një vëllai të vogël.
Gëzimin e madh për ardhjen në jetë të vogëlushit e ka ndarë me ndjekësit vetë Tara, duke publikuar imazhin e ëmbël të foshnjës.
Ajo që ka rrëmbyer tërësisht vëmendjen e publikut dhe ka prekur zemrat e ndjekësve janë fjalët që Tara ka zgjedhur për t’i uruar mirëseardhjen pjesëtarit më të ri të familjes. Përmes një dedikimi plot dashuri, ajo ka shprehur lidhjen e fortë që ka krijuar që në sekondat e para me të:
“Mirësevjen në botë, vëllaçko i vogël. Ti je i dashuruar që tani më shumë nga sa do ta marrësh vesh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësisht.”
/Prive By Liberta Spahiu
















































