Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar një moment të veçantë në InstaStory, ku shfaqet djali i saj duke fjetur i qetë me shishen në duar.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, vogëlushi duket krejtësisht i relaksuar, ndërsa Dafina e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: “Unbothered. Like mother, like son” (“I pa shqetësuar. Si nëna, si djali”), shkruan Indeksonline.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e fansave për natyrshmërinë dhe ëmbëlsinë që përcjell, duke zbuluar një tjetër moment familjar nga jeta e artistes.
Kohët e fundit, Dafina ka qenë më e hapur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit copëza nga përditshmëria e saj si nënë.
















































