Cilat janë simptomat dhe trajtimet e mykut vaginal

0
60

Myku vaginal është një shqetësim i shpeshtë që ndodh te shumë gra, por zakonisht injorohet ose nuk flitet mjaftueshëm rreth tij. Ky infeksion mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme, si djegie, kruarje dhe sekrecione të pazakonta, por është i trajtueshëm dhe i menaxhueshëm.

Mjeku grek gjinekolog Dr. Kostandinos Peristeris i Repeat Medical Center, ka sqaruar pikat kyçe që e shkaktojnë këtë infeksion dhe më thelbësorja se si mund ta parandalojmë atë. Disa hapa praktikë që ju ndihmojnë ta shmangni dhe të ndiheni më mirë.

“Një në tre gra ka probleme me mykun vaginal, veçanërisht në pranverë dhe verë për shkak të nxehtësisë.

Shkaktarët e mykut vaginal janë:

Sheqeri, nxehtësia, marrëdhëniet seksuale etj.

Si mund ta parandaloni?

Konsumoni më pak sheqer ose zëvendësoni ëmbëlsirat me fruta.

Gjatë marrëdhënieve seksuale, sigurohuni të lani mirë trupin para dhe pas seksit. Mund të përdorni edhe prebiotikë.

Mbani higjienë të mirë dhe vishni të brendshme prej pambuku për të parandaluar infeksionet”, është shprehur mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here