Çështja “Tonali”, Newcastle synon mesfushorin e Real Madrid

0
124

Sandro Tonali ishte një prej goditjeve më interesante gjatë verës së kaluar, por pezullimi i tij ka shkaktuar jo pak probleme te Newcastle.

Mesfushori është përsëri në qendër të vëmendjes, teksa drejtuesit anglezë po mendojnë për merkaton dhe gjithashtu kërkojnë një lojtar me kosto të ulët.

Dani Ceballos pëlqehet te Newcastle, me spanjollin që këtë sezon ka luajtur me pikatore, ndërsa Real Madrid kërkon 8-10 milionë euro dhe kontaktet e para mes palëve kanë nisur./SS

Leave a Reply