Burri i kërkon ndihmë gruas: Hajde rrahim vëllain tim

0
239
Foto: Ilustrim

Policia e Kavajës së fundmi ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh.

Mësohet nga infromacioni zyrtar se burrë e grua janë bërë bashkë dhe kanë ushtruar dhunë në familje.

Më konkretisht theksohet se çifti i bashkëshortëve kanë dhunuar vëllanë e bashkëshortit të arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Leave a Reply