Një fëmijë është quajtur “miliarderi më i ri në botë” falë pasurisë së tij të jashtëzakonshme.
Mompha Junior, vetëm 10 vjeç, ka pasur rezidencën e tij të parë në moshën gjashtëvjeçare dhe shihet rregullisht me veshje të markave Gucci dhe Versace.
Me origjinë nga Nigeria, ai është djali i vetëm i personazhit të famshëm të internetit Ismailia Mustapha, ose ‘Mompha Senior’, transmeton Klankosova.tv.
Babai i tij, i cili ia dhuroi rezidencën, foli për dhuratën e ditëlindjes që i bëri djalit të tij të vetëm.
Ai tha: “Të posedosh shtëpinë tënde është një nga ndjenjat më të mira ndonjëherë. Nuk mund të përshkruhet me fjalë, nuk mund të matet me para. Pronësia e shtëpisë është një ndjenjë që ia vlen të përballosh përditshmërinë e jetës. Të qetëson se pas të gjitha uljeve dhe ngritjeve ke një vend ku të shkosh. Një vend që nuk do të të gjykojë kurrë dhe që të fton gjithmonë me krahë hapur. Urime djali im për shtëpinë tënde të re. Dhurata jote e ditëlindjes nga babi”.
Mompha Snr besohet se e ka fituar pasurinë e tij nga një biznes byro këmbimi në Lagos përpara se të kalonte në investime.
Pavarësisht se është vetëm 10 vjeç, babai këmbëngul se ai ka “paguar detyrimet e tij” dhe ka fituar rezidencën e tij.
Babai i dy fëmijëve është po aq bujar me pjesën tjetër të familjes së tij, duke iu referuar gruas së tij si “Cash Madam” dhe duke shkruar: “Ndihem shumë i bekuar që kam një partner jete kaq të bukur dhe mbështetëse si tij”.
Kur pozon për ndjekësit e tij, nigeriani i ri, emri i vërtetë i të cilit është Muhammed Aëal Mustapha, qëndron përballë makinave të shtrenjta si Lamborghini Aventador dhe një Bentley Flying Spur krem.