Borrell nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave kundës Serbisë

0
188

Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse vlerëson se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, ka thënë kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa në të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në terren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mosrespektimit, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat kundër Serbisë”, ka thënë Borrell, transmeton N1.

Në përgjigje në një pyetjeje parlamentare të parashtruar në qershor, pas konfliktit para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ai përsëriti se “de-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët” dhe se aktet e dhunshme si ajo e 29 majit janë plotësisht të papranueshme dhe nuk mund të përsëriten në të ardhmen.

Në shkresë, përkujtohet se më 3 qershor, Borrell, në emër të BE-së, i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, për krijimin e kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë menjëherë Marrëveshjen për Planin e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksin e saj, pa asnjë vonesë apo parakushte të mëtejshme.

Gjithashtu shtohet se BE i ka bërë thirrje Serbisë që ta zvogëlojë statusin e gatishmërisë së forcave të armatosura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here