Bombarduesit e padukshëm bërthamorë amerikanë i tregojnë forcën Kinës në Paqësor (Fotot e jashtëzakonshme)

0
128

Avionët bombardues bërthamore amerikanë kanë treguar forcën në mënyrë spektakolare në Oqeanin Paqësor, teksa tensionet me Kinën për përshkallëzimin e konfliktit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Dy avionë model B-2 Spirit fluturuan në formacion bashkë me katër avionë F/A-18 Hornet dhe një avion spiun australian, model E-7A Edgtail, të shoqëruar në det nga një anije luftarake. Bombarduesi bërthamor B-2 rrallë shihet në fluturim, pasi është dizajnuar për të mos u pikasur nga radarët.

Ai është avioni më i shtrenjtë në botë, që kushton rreth 2 milionë dollarë.

Bombarduesit e padukshëm bërthamorë amerikanë i

Fotot e jashtëzakonshme u realizuan në shtabin e përgjithshëm të Forcave Ajrore Amerikane në Havai, ku po zhvillohet një stërvitje e përbashkët me Australinë.

Lidhjet ushtarake amerikane në Azinë Juglindore janë kritikuar nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha një ditë më parë se SHBA po kërkon të ndërgojë një organizatë të ngjashme me NATO-n edhe aty.

Nga ana tjetër, Kina ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, pasi vizitoi Tajvanin, ishullin që Kina e njeh si të sajin, por që qeveriset në mënyrë të pavarur nga nacionalistët.

Leave a Reply