Bislimi: S’kemi hequr dorë nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë

0
154

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është sqaruar për deklaratën të cilën e ka dhënë javë më parë për mediumin “Danas”.

I pyetur gjatë konferencës për media se çka do të thotë deklarata se në marrëveshjen bazë nuk është njohja formale nga Serbia, dhe se ky ishte një lëshim i madh i Kosovës, ai tha se nuk është lëshim, por është përdorur qëllimisht nga disa media kosovare.

“Ky nuk është lëshim, fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia, për me i dhënë konotacion negativ. Ky është koncesion që ka bërë pala kosovare, jo ndaj Serbisë, por ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare. Jo, që kemi hequr dorë nga marrëveshja finale. Kjo marrëveshje, plani franko-gjerman është fazë e ndërmjetme drejtë marrëveshjes finale”, tha ai, përcjellë teve1.info

Sipas tij, fjala lëshim është përdorur për t’i dhënë konotacion negativ. Bislimi thotë se nuk kanë hequr dorë nga marrëveshja finale.

“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar të detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog ka detyruar propozimin apo sjelljen e propozimit franko-gjerman, do të thotë ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme dhe prandaj quhet marrëveshje drejt normalizimit, e cila Kosovës ofron njohje de-facto për njohja de-jure mbetet më vonë”, tha Bislimi./teve1.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here