Berisha: Serbia kreu invazion në Kosovë – dyshoj se kjo nuk do të jetë e fundit (VIDEO)

0
196

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se situata në veri ishte shqetësuese dhe alarm për sigurinë në vend.

Berisha tha se Serbia të dielën ka kryer invazion në Kosovë, përmes një togu ushtarësh dhe me një sasi të armatimit për një batalion.

“Tashmë çdo gjë është e qartë që Serbia përmes këtij operacioni terrorist ka tentuar të zhvillojë një kryengritje në atë pjesë të vendit me idenë që të krijojë një situatë të favorshme politike për të”.

“Unë e ndërlidhi atë ngjarje edhe me ngjarjet paraprake sepse kemi pasur ditë më parë edhe hedhje të bombave luftarake dhe jo rastësisht dy ditë përpara se të ndodhte kjo ngjarje e kam pasur një mendim timin se ‘aty ku nuk ka dialog, ka luftë, por aty ku ka luftë, ajo ndalet me dialog’”, tha Berisha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Berisha tha se për ata që e njohin fushën e sigurisë, duke u bazuar në zhvillimet që kanë ndodhur në 2-3 vitet e fundit, e kanë ditur se situata do të vinte deri në këtë pikë, teksa shtoi se dyshon se kjo nuk është e fundit.

“E njoh mirë Serbinë dhe mendoj se qëllimi i këtij grupi terrorist nuk ka qenë vrasja e një polici, sepse nga praktika po flas se për ta vrarë një patrullë policie s’ka nevojë të jenë 30 persona e të kenë armatim për një batalion”.

“Mendoj se plani i tyre s’ka ecur ashtu siç është menduar, e në rast se ky plan është i menduar kështu, atëherë ky plan është menduar nga një amator”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here