Berisha: Ligji për “dylberat” dhe ligje tjera, që dëmtojnë familjen tonë tradicionale, nuk do të kalojnë sa të jemi ne deputet!

0
42

Zafir Berisha, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e 9 shkurtit, së bashku me Abdullah Klinakun, Besnik Krasniqin dhe Edmond Hoxhaj, zhvilluan një takim me xhematin e xhamisë “Dëshmorët Martirët” në lagjen Tusuz.

Gjatë këtij takimi, Berisha theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të familjes si bërthama e shtetit, duke e cilësuar këtë si një obligim njerëzor, kombëtar dhe fetar. Ai garantoi xhematin në Tusuz se ligji për “dylberat” dhe ligjet tjera që dëmtojnë familjen tradicionale, nuk do të kalojnë sa të jenë ata deputetë.

Postimi i plote i Berishës:

Sot, së bashku më Abdullah Klinakun, Besnik Krasniqi dhe Edmon Hoxhaj takuam xhematin e xhamisë “Dëshmorët Martirët” e lagjes Tusuz.

Ruajtja e vlerave të familjes si bëthama e shtetit, është obligim njerëzor, kombëtar e fetar, prandaj garantova xhematin në Tusuz se ligji për “dylberat” dhe ligje tjera, që dëmtojne familjen tonë tradicionale, nuk do të kalojnë sa të jemi ne deputet!

Së bashku ja dalim!

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here