Belgjika u ndalon shefave t’u dërgojnë punëtorëve e-mail pas orarit të punës

0
251
Foto: Ilustrim

Belgjika po i bashkohet një liste në rritje vendesh evropiane të cilat kanë marrë disa masa për të mbrojtur punonjësit nga shefat e bezdisshëm.

Nëpunësit civilë në Belgjikë do të kenë të drejtën ligjore për të mos iu përgjigjur telefonatave të punëdhënësve të tyre jashtë orarit të punës – sipas ligjeve të reja të krijuara për të mbrojtur punonjësit nga mbingarkesa dhe burnout.

Duke nisur nga 1 shkurti 2022, në Belgjikë do të prezantohet “e drejta për t’u shkëputur” që do t’i ndalojë drejtuesit e shërbimeve civile të kontaktojnë punonjësit kur nuk janë në punë, përveç rastit të një emergjence apo rrethanave të tjera “të jashtëzakonshme”.

Sipas gazetës belge “De Morgan”, rregullat e reja u përcaktuan në një letër drejtuar nëpunësve civilë nga Petra De Sutter, ministre e Shërbimit Civil për Partinë e Gjelbër të Belgjikës.

Në letër, De Sutter thotë se janë të nevojshme më shumë masa për të mbrojtur punonjësit nga stresi dhe burnout, duke shtuar se dhënia e mundësisë punonjësve për t’u shkëputur tërësisht nga puna “lidhet me rezultate pozitive të mirëqenies, si përqendrimi më i mirë, rikuperimi më i mirë dhe një nivel energjie më i qëndrueshëm”.

Burnout është bërë veçanërisht problematik me rritjen e punës në distancë – theksoi De Sutter, pasi punëmarrësit priren të qëndrojnë para kompjuterit edhe pas pune dhe të lexojnë email-et që u janë dërguar në smartphone.
E drejta e re për t’u shkëputur zbatohet vetëm për nëpunësit civilë, edhe pse parashikohet që në fund do të miratohen edhe ligje që përfshijnë sektorin privat në Belgjikë.

Leave a Reply